E rëndë/ Banda shqiptare rrëmben nënën me 4 fëmijë, statusi në FB i shpëton jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, pasi një grua është rrëmbyer, droguar dhe dhunuar nga një bandë mafioze shqiptare.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gruaja është rrëmbyer për t’u shfrytëzuar për prostitucion, ku fatmirësisht ja ka dalë të shpëtojë përmes një postimi në ‘Facebook’.
Mësohet se në një faqe të hapur për hungarezët që jetojnë në Milano, gruaja ka njoftuar se është mbyllur në një banesë.

Pas denoncimit në rrjete sociale, gruaja është mundur të lokalizohet nga policia.
Viktima ishte në rrezik dhe është kërcënuar vazhdimisht duke u qëlluar me armë zjarri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *