Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka dhunuar deri sa e ka bërë për spital të bijën e tij, e cila është e mitur.
Arrestimi i shtetasit R.K u bë nga efektivët e Komisariatit të Policisë numër 5 në kryeqytet. Mësohet se e mitura ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia në një njoftim për mediat tha: “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”.
/Priza.al/