E rëndë / Bien nga shtylla e tensionit të lartë, ndërrojnë jetë 2 elektriçistë (Video)

Një ngjarje tragjike raportohet ditën e sotme në Roskovec.  Dy elektricistë të cilët po kryenin punime te nënstacioni elektrik në fshatin Jagodinë, në Roskovec, kanë humbur jetën pasi shtylla e tensionit të lartë është rrëzuar. Viktimat e identifikuar janë Gjergji Duka 50 vjeç nga Kuçova, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç, nga Mallakastra. Nga burimet policore mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 dhe grupi hetimor ndodhte në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Ky nuk është rasti i parë ku elektricistët humbin jetën ndërkohë që kryejnë punimet. Ne fillim të këtij muajit në qytetin e Gjirokastrës gjithashtu humbi jetën Gëzim Çabej, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ndërkaq, siguria dhe shëndeti në vendin e punës janë komponentë të rëndësishëm i mbrojtjes sociale të punëmarrësve, por me sa duket në praktikë ky detyrim çalon në vendin tonë. Pavarësisht se numri i të aksidentuarve në punë është i lartë, pasi nuk pajisen me mjetet e nevojshme të profesionit,  numri i procedimeve penale dhe masave administrative të ndërmarra ndaj punëdhënësve tregtare është i papërfillshëm.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar. Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *