Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi burri ka tentuar të vrasë në gjumë gruan e tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se një 74-vjeçar ka qëlluar disa herë me gërshërë në fyt dhe gjoks bashkëshorten e tij 71-vjeçare. Gruaja e përgjakur ka bërtitur ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë thirrur policinë dhe pak më pas kanë mbërritur familjarët. Mësohet se e moshuara ja ka dalë t’i shpëtojë kësaj ngjarje të rëndë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mesa duket i moshuari ka përfituar nga fakti që gruaja e tij ishte duke fjetur për ta goditur me gërshërë në fyt dhe gjoks. Ndërkohë policia po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes.