Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Burri ka vrarë bashkëshorten e tij këtë mëngjes dhe më pas ka vrarë dhe veten. Mediat vendase kanë raportuar se vrasja është bërë me armë zjarri, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes afër viktimave. Motivet që çuan në ngjarjen e rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa mësohet se viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç.
Në njoftimin e policisë thuhet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se policia u informua për ngjarjen rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.