Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 15-vjeçare është përdhunuar nga një 36-vjeçar nga Pakistani dhe e dashura e tij.
E mitura ka denoncuar në rajonin e Policisë se çifti pakistanez, pasi e kapën i kërkuan asaj 2 mijë euro në mënyrë që ta linin të lirë. Por duke qenë se 15-vjeçarja nuk i kishte këto para, ata e kanë përdhunuar atë. Sipas raportit të publikuar nga Policia, ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e Diavatës.
Ndërkohë që Policia, pas denoncimit arrestuan çiftin dhe drejt tyre janë ngritur tre vepra penale. Ata akuzohen për “Përdhunim”, “Abuzim me të miturit” dhe “Zhvatje”.
/Priza.al/