Një 31-vjeçar me inicialet K.L., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, që të konsumojë kokainë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 31-vjeçari, pasi i ka dhënë kokainë, e ka ngacmuar edhe seksualisht mbesën e tij.
Ky person gjithashtu ka ushtruar dhunë fizike e psikologike ndaj bashkëshortes së tij. I riu rezulton të jetë një person me precedentë penalë, pasi është dënuar më herët për vjedhje.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.
‘Njoftimi i policisë Kavajë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit:K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht. Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/