Sërish një tjetër rast dhune ndaj gruas është regjistruar këtë fundjavë. Zonja në fjalë ka përjetuar tmerr mbrëmjen e të shtunës, si pasojë e dhunës të ushtruar nga ish-bashkëshorti dhe ish-kunati i saj.
Ngjarja ndodhi në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori” në Gjirokastër.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi kanë dhunuar shtetasin me inicialet O. S., dy vëllezërit kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç.
Sipas policisë, dy personat që janë tashmë në kërkim, kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri edhe një 33-vjeçar.
Njoftimi nga policia:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).
Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.
/Priza.al/