Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi një nënë është vrarë me thikë nga djali i saj.
Mediat greke bëjnë me dije se 50-vjeçar ka vrarë nënën e tij 79-vjeçare në apartamentin e saj në Selanik.
Mësohet se 79-vjeçarja është gjetur në banesën e saj me plagë në fyt, në vaskën e shtëpisë së saj ndërsa djali i sa është arrestuar.
Sipas autoriteteve greke vrasja e 79-vjeçares ka ndodhur rreth pesë ditë më parë, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës u gjet ditën e djeshme.