Dyshohet se burri 52 vjeç, është vetëvrarë me një armë që e kishte me leje. Nëna e tij, 83-vjeçare në pension, është gjetur e vdekur në dhomën tjetër, me shumë gjasa pas një ataku në zemër.
Trupat e të dyve janë gjetur nga djali tjetër i të moshuarës, i cili ka lajmëruar edhe policinë.
Kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ekipet e urgjencës u konstatua se trupi i 53-vjeçarit ishte i ftohtë, ndërsa i nënës me temperaturë më të lartë.
Sakaq, dyshohet se nëna ka pësuar atak në zemër pasi nuk ka e ka duruar dhimbjen dhe dëshpërimin pasi ka parë vetëvrasjen e djalit të saj.