E rëndë/“Dyshohet për 3 të zhdukur”, asnjë shenjë pas zjarrit në qendrën tregtare në Tiranë

Kur kanë kaluar 20 orë, ende nuk ka asnjë sinjal nga roja i cili ka nbetur brenda magazinës së përfshirë nga flakët në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala që mbeti i bllokuar brenda magazinës, ende nuk është gjetur. Dyshohet se trupi i 33-vjeçarit ndodhet brenda në magazinë, por për shkak të shtëllungave të dendura të tymit, është e vështirë që të ndërhyhet.

Të tjera detaje të rënda kanë dalë në dritë, pasi zjarri shkrumboi magazinën në qëndrën tregtare. Të dhënat paraprake, ende jo zyrtare flasin për tre persona të zhdukur.

Përveç shefit të sigurisë, Arjan Sala dhe një 17-vjeçari, dyshohet për një tjetër person. Deri më tani policia nuk ka dhënë informacione zyrtare, në lidhje me numrin e saktë të personave të zhdukur.

Familjarët e 33-vjeçarit që ka mbetur brenda magazinës, kërkon nga shteti që të merren masat dhe të gjendet trupi i Arjan Salës. Tezja e të riut, në një prononcim për mediat tha se ai është përpjekur që të shpëtojë të tjerët, dhe ka mbetur vetë brenda.

“Jemi nën mërzit të tepërt, pa shpresë, kanë ardhur zjarrfikëse me vonesë. Janë masa qesharake, ne kërkojnë nga shteti që të merren masat. Të hapen vatrat, ky ka qenë punëtorë në krye të detyrës. Është përpjekur që të shpëtojë të tjerët. Ai nuk ka vrarë njerëz. Asnjë informacion nuk më kanë dhënë. Nuk kemi asnjë lloj shprese, me bombla dy kg, ato nuk janë zjarrfikëse emergjence. I bëj thirrje shtetit të marrë masa që të gjendet djali, gjallë a vdekur”, tha tezja e tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *