John Christopher Smith, një burrë nga Karolina e Jugut, u detyrua të punonte në një kafene në Conëay pa pagesë për vite me rradhë. Ai iu nënshtrua abuzimit psikologjik dhe fizik të menaxherit të tij, Bobby Edwards, i cili u dënua me 10 vite burg për abuzimin e tij ndaj Smith, një person me ngjyrë që ka aftësi të kufizuara intelektuale.
Gjykata e Apelit vendosi se Smith duhet të kishte marrë afër 546,000 dollarë nga menaxheri, për të dhënë llogari për ligjet federale të punës.
Smith duroi vite abuzimi. Ai filloi të punonte në kafene si pjatalarës me kohë të pjesshme kur ishte 12 vjeç. 19 vitet e para të punësimit të tij atje, kur restoranti drejtohej nga anëtarët e tjerë të familjes së Edwards, u paguan. Por kur Edwards mori përsipër restorantin në 2009, Smith u zhvendos në një apartament pranë restorantit dhe u detyrua të punonte më shumë se 100 orë çdo javë pa pagesë.
“Edëards e realizoi këtë punë të detyruar duke përfituar nga paaftësia intelektuale e Jack dhe duke e mbajtur Jack të izoluar nga familja e tij, duke e kërcënuar se do ta arrestonin dhe duke e abuzuar verbalisht”, thuhet në vendim.
Smith kishte frikë nga Edwards sepse gjithashtu e ka rrahur atë me rripin e tij, e ka grushtuar dhe goditur me tigan kuzhine, duke e lënë Smith “të plagosur fizikisht dhe psikologjikisht”, sipas vendimit.
Por Smith gjithashtu kishte frikë se çfarë mund të ndodhte nëse ai do të përpiqej të shpëtonte, “Unë doja të largohesha prej andej shumë kohë më parë. Por nuk kisha askënd tek i cili mund të shkoja. Nuk mund të shkoja askund. Nuk mund të shihja asnjë nga familja ime”.
Vendimi thotë se një i afërm i një punonjësi lajmëroi autoritetet për abuzimin, dhe Departamenti i Shërbimeve Sociale të Karolinës së Jugut largoi Smith nga restoranti.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtati: Priza.al