Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku sipa informacioneve, një e mitur 13 vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë e pallatit ku jetonte pranë rrugës së “Shtrusit”.
Mësohet se vogëlueshja ka rrëshkitur dhe ka rënë në ballkonin e katit të dytë.
E mitura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e parë nga mjekët, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të kryer hetimet sipas procedurave. /Priza.al