Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, pasi dyshohet se një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa e mitura së bashku me nënën e saj shtetasen me iniciale V.U., janë nën hetim nga policia.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.
Dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllain e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.