Një 54-vjeçare është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të apartamenteve duke i dhënë fund jetës ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Muzakaj” në Berat. Mësohet se Bukurie Sherifi jeton me të motrën dhe kishte rreth 1 javë që kishte dalë nga spitali psikiatri.
54-vjeçarja mësohet se ka kryer aktin e rëndë pasi e motra kishte shkuar për të bërë pazar.Raportohet se ajo vuante nga problemet e shëndetit mendor.