Një 19 vjeçare është vënë nën hetim në qytetin e Fierit.
Bëhet me dije se e reja ka rrahur një vajzë tjetër, të moshës 16 vjeçare.
Shtetësja me iniciale S.G, banuese në fier akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe.