Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka publikuar së fundmi pamjet ekskluzive të një atentati të dështuar në Lezhë. Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjete sociale bën me dije se Aleks Deda u ka shpëtuar tre atentateve të njëpasnjëshme me armë zjarri, si dhe ai bashkë me familjen e tij janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit me urdhër të SPAK.
“Ky fakt i ka shqetësuar së tepërmi pjesëtarët e organizatës kriminale që kanë synuar ekzekutimin e Dedës.
Nga kjo ditë ata kanë intensifikuar tentativat për ta goditur, apo kërcënuar jo vetëm 44 vjeçarin por edhe familjen e tij”, shkruan ai.
Postimi i Plotë:
Pasi u ka shpëtuar tre atentateve të njëpasnjëshme me armë zjarri, shtetasi Aleks Deda 44 vjeç, baba i katër fëmijëve dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit me urdhër të SPAK.
Banesa e Dedës në periferi të qytetit të Lezhës është nën mbrojtje 24 orë me patrullë statike të policisë, për të parandaluar një tentativë tjetër që synon eliminimin fizik të tij.
Por edhe pse nën mbrojtjen e policisë, një organizatë kriminale që e ka në shënjestër babain e katër fëmijëve, nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj. Mesa duket autoret janë njoftuar se Aleks Deda ka dëshmuar ne SPAK përballë prokuroreve me date 8 mars 2022.
Ky fakt i ka shqetësuar se tepërmi pjesëtarët e organizatës kriminale qe kane synuar ekzekutimin e Dedes. Nga kjo dite ata kane intensifikuar tentativat për ta goditur, apo kërcënuar jo vetëm 44 vjeçarin por edhe familjen e tij.