17 persona kanë humbur jetën në Afrikën e Jugut.
Mediat e huaja bëjnë me dije se trupat e pajetë janë gjetur në një klub nate, ku mes të tjerash thuhet se janë plagosur.
“Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim”, tha një zëdhënës i policisë.
Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur t’i shohin trupat, thonë raportet dhe vendasit kanë kërkuar që vendi të mbyllet. Një numër i madh i personelit të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje.