Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, pasi një 70-vjeçare është gjetur e pajetë.
Trupi i shtetases me iniciale V.B., është gjetur në Ksamil, si dhye dyshohet se mund të jetë mbytur aksidentalisht.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes