Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në fshatin Drizë të Fierit. Burime bëjnë me dije se 56vjeçari ishte duke lëvizur në rrugët e fshatit me biçikletë dhe ka rënë në kanal për arsye ende të paqarta ku edhe ka humbur jetën.
Mësohet se viktima quhet Fiqeri Muhameti.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat që çuan në vdekjen e 56-vjeçarit. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/