Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Durrës.
Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi me iniciale F. Ç., punonte si roje parkingu në lagjen nr.14 të Durrës. Mësohet se trupi i të moshuarit është gjetur pranë derës së vend parkingut.
Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit.
Njoftimi i plotë:
Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit).
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.