Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Komunën e Parisit në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijon puna për të zbardhur rrethanat e ndarjes nga jeta të 60-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.