Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 58 vjeçare Fabiola Colnaghi është goditur me shkelma dhe grushte për vdekje, nga djali i saj 24 vjeçar, Davide Garzia, gjatë konfliktit.
Bëhet me dije se ka qenë vetë 24 vjeçari i cili ka njoftuar policinë në lidhje me krimin. Nëna dhe djali i saj 24 vjeçar jetonin së bashku pasi burri i saj kishte kohë që kishte vdekur.
Ndërkohë, i riu ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të marrjes në pyetje nga policia.
Mësohet se mosmarrëveshjet mes nënës dhe djalit kanë qenë të shpeshta, por hetuesit po dëgjojnë nga miqtë dhe familjarët në lidhje me konfliktet.
Do të jetë e nevojshme autopsia për të konstatuar shkaqet e vdekjes së gruas, e cila me shumë gjasa është goditur nga djali i saj me grusht në fytyrë dhe më pas është rrëzuar përtokë, më pas ndoshta e rrahur sërish, derisa ka vdekur.