Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht këtë të shtunë.
Mediat kosovare raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku punëtori ka humbur jetën pasi ka rënë nga një objekt teksa ishte duke punuar.
Njoftimi i policisë:
Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt, ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.