E rëndë/ I dhunonte nënën, i riu godet me 10 herë me thikë njerkun

Një 18-vjeçar ka goditur 10 herë me thikë njerkun, pasi pa se po i dhunonte nënën.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Sakaq, ditën e djeshme policia është njoftuar në lidhje me incidentin që kishte ndodhur në një familje në zonën e Pylaias. Sapo patrulla iu afrua vendit ku ishte sinjalizuar, vunë re se 18-vjeçari që lëvizte në mënyrë të dyshimtë.

Ndërkohë, në momentin kur uniformat blu i kanë kërkuar të ndalonte, ai është larguar me vrap, por pa mundur të shpëtojë.

Kështu, djali ka pranuar se ka goditur me thikë njerkun, 36-vjeç, pasi e kishte parë duke dhunuar nënën e tij, 43-vjeçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *