E rëndë/ Ishte duke u larë në det, mbytet në plazhin e Golemit 67-vjeçari

Një tjetër tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Golemit. Mësohet se një 67-vjeçar me iniciale XH.K. është mbytur pasditen e sotme teksa ka qenë duke u larë në det.

Policia njofton se tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj. “Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Me sa duket mungesa e rojeve bregdetare dhe e  ndihmës së shpejtë në bregdetet e vendit tonë po bwhen shkak qw qytetarët mos tw kenw siguri e duhur gjatë pushimeve.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *