E rëndë/ Ishte për vizitë tek daja i tij, ndërron jetë papritur 17-vjeçari (Foto)

Një i ri nga Lipjani, Korovë ka humbur jetën, teksa  ishte duke qëndruar për vizitë tek të daja e tij.

Media kosovare bëjnë me dije se 17-vjeçari Argjend Mena, u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por nuk ja ka dalë të mbijetojë.

Doktori Feriz Bytyqi theksoi se kanë bërë të pamundurën, por se nuk arritën ta shpëtonin atë, si dhe viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë e dhunës.

“Ndarja nga jeta në moshën 17 vjeçare e të riut nga Lipjani Argjend Mena, jo vetëm që ishte një goditje e rëndë për familjen e të dashurit e tij, por ishte edhe një dhimbje dhe përgjegjësi edhe për ne si staf shëndetësor.

Ku përkundër masave tona mjekësore për të bërë të pamundurën të mundur, shpirti i tij u ngjit lartë për tek Poseduesi e Krijuesi Absolut, Atij i qofshim falë. Zoti të mëshiroftë ty o engjull, e të pafshim një ditë duke u kënaqur atje lartë në Parajsë tek Zoti yt”, ka shkruar ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *