Policia e Tiranës ka arrestuar një person, pasi ka kërcënuar një gjyqtare. Mësohet se personi i arrestuar është Andri Leka 39-vjeç, banues në Tiranë.
Ai është kapur nga shërbimet e Komisariatit nr. 2. Ndaj 39-vjeçarit tashmë rëndon akuza për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”. Nuk dihet ende se kush është gjyqtari, që ka rënë pre e kërcënimit.
Njoftimi i policisë
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komuna e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të metejshme hetimore.