E rëndë/ Makina del nga rruga në Lushnje, humb jetën shoferi dhe pasagjeri i ‘Reno-s’

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte, duke i marrë jetën 2 personave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.

Mësohet se automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet. Nuk dihet ende identiteti i viktimave.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *