Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë 6 vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko”.
Mësohet se mjeti me shofere A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana tjetër, burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.