E rëndë/ Ishte futur të lahej në det, mbytet në plazhin e Shëngjinit një 76-vjeçar

Një i moshuar nga Kosova ka gjetur vdekjen në Shëngjin, teksa ishte me pushime. Mësohet se ai është mbytur në det ku kishte hyrë për t’u larë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:25. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës si dhe detaje nga ngjarja e rëndë.

Informacion paraprak:

Lezhë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit, Lezhë,  dyshohet se është mbytur në det shtetasi J.B., 76 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *