Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku një polic ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes nga një makinë.
Mediat greke bëjnë me dije se polici 32-vjeçar, i cili shërbente si roje për një avokat të njohur, ka qenë duke lëvizur me motor gjatë momentit kur është përplasur nga një automjet. Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 11 në autostradën e Atikës.
Kur drejtuesi i mjetit përpara frenoi për të shmangur një qen, polici u përplas në pjesën e pasme të mjetit. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.