Të paktën 27 fëmijë janë vrarë në Afganistan brenda tri ditëve, si pasojë e luftimeve ndërmjet talibanëve dhe forcave qeveritare, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Agjencia për fëmijë e OKB-së, UNICEF ka thënë se është shokuar nga “përshkallëzimi i shpejtë i dhunës kundër fëmijëve”.
Talibanët kanë shënuar fitore të mëdha në këtë shtet, ndërkohë që tërhiqen forcat e huaja, duke fituar kontrollin e të paktën gjashtë kryeqyteteve rajonale nga dita e premte. Ata kanë hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim.
Përmes një deklarate të hënën, UNICEF ka thënë se mizoritë që po kryhen kundër fëmijëve janë duke u rritur “ditë pas dite”. Viktimat janë regjistruar në tri provinca, Kandahar, Kost dhe Patkia.
/Priza.al/