E rëndë në Afganistan! Talebanët i presin kokën volejbollistes së ekipit kombëtar

Ngjarje tragjike në Afganistan. Talebanët i kanë prerë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar të volejbollit për femra të reja. Mahjabin Hakimi ishte pjesë e ekipit kombëtar afgan të volejbollit. Ka qenë vetë trajnerja e saj që ka dhënë lajmin duke tronditur botën e sportit.

Në një intervistë, trajnerja tha se Mahjabin Hakimi u vra në tetor, por askush nuk mësoi për vrasjen e tmerrshme pasi talebanët kishin kërcënuar familjen e saj që të mos fliste për të.

“Talebanët i kanë prerë kokën një prej volejbollisteve të mia. Ky është një turp. Tashmë të gjitha lojtaret e volejbollit duhet të fshihen, maskohen apo largohen për të shpëtuar. Deri tani janë larguar nga Afganistani vetëm 2 lojtare, ndërsa të tjerat kanë djegur uniformat e lojës për t’i shpëtuar terrorit dhe mbrojtur familjet e tyre”, ka thënë Suraja Afzali.

https://twitter.com/sahraakarimi/status/1450524629097984005

Mahjabin Hakimi was slaughtered in capital Kabul as Taliban troops searched for female sports players.

Mahjabin luajti për Klubin e Volejbollit të Komunës së Kabulit përpara rënies së qeverisë së Ashraf Ghani dhe ishte një nga lojtarët yje të klubit. Pastaj, disa ditë më parë, fotografitë e asaj që dukej koka e prerë dhe qafa e gjakosur u shfaqën në mediat sociale duke tronditur shikuesit anaembanë. Momentalisht Afganistani ndodhet në kaos total pas largimit të qeverisë dhe marrjes së vendit në dorë nga ana e talebanëve.

A Taliban soldier holds his gun as he stands amid the protesters during the anti-Pakistan protest in Kabul, Afghanistan.

Afghan women chant slogans and hold placards during a women's rights protest in Kabul on October 21, 2021

/Burimi: Indiatimes/ Përshati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *