Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një trup i varrosur u gjet brenda disa shkallëve prej betoni. Ngjarja është zbuluar nga shefi i ndërtesës i cili ka vënë re një erë të keqe.
Pasi iu përgjigj ankesës, policia ka gjetur trupin e 25-vjeçares Joice Marie De Gloria Rodrigues, e zhveshur dhe me një bluzë të mbështjellë në qafë.
Një murator 54 vjeç ka pranuar vrasjen, kurse ka dyshime se ai edhe e ka përdhunuar. Ngjarja ndodhi në Sao Vincente. Viktima, që ishte studente, jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
/Priza.al/