Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, pranë Jackson Park në Çikago, një makinë ka marrë para turmën e njerëzve
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Çikagos tha për The Chicago Tribune se zyrtarët besojnë se përplasja ishte e qëllimshme, raporton abcneës.al.
Pamjet nga vendngjarja janë publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aty shihet se një grup personash kanë qenë në mes të rrugës duke u përleshur, kur papritur makina kalon me shpejtësi marramendëse dhe i hedh të gjithë në ajër. I mbijetuari u dërgua në spitalin Stroger dhe nuk dihet gjendja e tij.
Policia beson se edhe një person i pestë mund të jetë goditur por është dërguar në spital me një automjet privat./albeu.com/