Në Devoll dyshohet se një 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar. Ndërkohë raportohet se autori, Zenel Rushitaj përveç se ka ngacmuar të miturën akuzohet se ka pasur edhe në kontakt fizik pasi vajza ka disa shenja në trup.
Më tej bëhet me dije se 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale me minorenen. Gjithashtu policia bën me dije se 64-vjeçari i ka çuar mesazhe në telefonin e gjyshit 13-vjeçares.
Nuk dihet sa kohë ka që 64-vjeçari ngacmon 13-vjeçaren, por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme nga e mitura, e cila ishte në polici në prani të prindërve të saj dhe një psikologeje. Ndërkohë raportohet se Rushitaj njihet në zonë si njeri problematik.