Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 15-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht nënën e tij me kallashnikov duke e plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Selishtë, rreth orës 17:00. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes, gjatë kohës që i mitur kishte në dorë kallashnikovin. 46-vjeçarja që ka mbetur e plagosur është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa 15-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.
Njoftimi i policisë:
Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.