Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit. Policia e Durrësit bën me dije se ka humbur jetën 83-vjeçari me inicialet J.P.
Policia thekson po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 3 Durrës, shtetasi J. P., 83 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.