Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur pasditen e sotme nw Gjirin e Lalzit në Durrës.
Policia njofton se rreth orës 14:40, A.S. 23 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Ajo çfarë e bën akoma më të rëndë këtë ngjarje është fakti se familja e të riut nuk ka mundur dot që të ketë trupin e tij, pasi ka mbetur në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe palombarët po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
Ky është rasti i dytë brenda ditës së sotme, pasi po këtë pasdite një i moshuar rreth 76 vjeç u mbyt në Durrës.
/Priza.al/