Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, pasi një 19-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar.
Mësohet se të afërmit e saj e kanë gjetur në banesë të helmuar, ku dhe e kanë me urgjencë në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.