Një 25-vjeçare dyshohet se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të natës.
Burime për median bëjnë me dije se e reja nga Lushnja së bashku me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. Në dëshminë e saj për uniformat blu, e reja ka rrëfyer se ndodhej në lokal në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Pas dëshmisë së marrë nga 25-vjeçarja, policia po punon për identifikimin e personit.