Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku një fëmijë 6-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë ku ka gjetur vdekjen.
I mituri me iniciale O.L ishte në ballkonin e apartamentit në kat të gjashtë rreth orës 15:50 kur ra nga lartësia në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Elbasanit. I mituri është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/