Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ersekë ku një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Uniformat blu raportojnë se i moshuari është identifikuar si Pasho Pasho, i cili jetonte vetëm.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa fillimisht ngjarja është raportuar nga banorët.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.