E rëndë në Fier, gjendet trupi i dekompozuar i një personi në një kanal! Dyshimet e para të policisë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një fshat të Fierit në një kanal me ujë. Me sa duket reshjet e shiut që kanë shtuar prurjet në lumenj, kanë bërë që trupi i pajetë të përfundojë pranë banesave në fshatin Mujalli të Fierit. Ai është mbytur disa ditë më parë, ndërkohë që trupi u gjet vetëm sot.

Mësohet se trupi i i pajetë, i dekompozuar, është gjetur nga banorët të cilët kanë njoftuar më pas policinë. Nuk dihet ende identiteti, por mësohet se viktima është e seksit mashkull.

Burimet bëjnë me dije se trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës, ndërkohë dyshohet se ai mund të jetë shqyer edhe nga kafshët.

Njoftimi i Policisë
Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *