E rëndë në Fier/ Gjyshi plagos me çifte mbesën e tij 25-vjeçare

Një ngjarje rëndë u shënua ditën e sotme në  Fier ku një i moshuar ka plagosur me çifte mbesën e tij 25 vjeçe. Ngjarja mësohet se është aksidentale dhe ka ndodhur në zonën e njohur si Patos fshat.

Paraprakisht dyshohet që i moshuari ka qenë duke pastruar një armë zjarri tip çifte, kur kjo e fundit është shkrepur aksidentalisht.

Pas plagëve të marra vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *