Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një 2-vjeçar ka humbur jetën, pasi i ka rënë aksidentalisht në kokë një bombol oksigjeni, me të cilën i mituri po luante.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.