Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.
Mësohet se shtetasi Klaudio Çobaj ka plagosur me thikë nënën e tij, shtetasen Donika Çobaj e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas ngjarjes, autori është larguar teksa policia i është vënë pas
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.