E rëndë në Francë/ 44-vjeçari qëllon dhe djeg në mes të rrugës ish-gruan e tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë ku një nënë 31-vjeçare është vrarë dhe djegur në mes të rrugës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Merignac, afër aeroportit Bordeaux në jugperëndim të Francës. Sipas policisë, 31-vjeçarja u ndoq në mes të rrugës nga ish-bashkëshorti 44 vjeçar, i cili e qëlloi atë në këmbë para se ta mbulonte me lëng të ndezshëm dhe t’i vinte flakën.

31-vjeçarja dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre – të moshës 3, 7 dhe 11 – jetonin me nënën e tyre. Burri u arrestua gjysmë ore pas vrasjes dhe gjatë kontrollit ju gjet një rrip i mbushur me municione luftarake. Ai akuzohet për vrasjen e gruas së tij, sipas medieve të huaja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *