Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshati Hasan në Fushë-krujë, ku një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në një rrugë dytësore.
Dyshimet e para kemi të bëjmë me një vrasje, pasi sipas policisë, nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Policia thekson se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.
Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.